Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E largoi si kryeparlamentare, por i dha ‘timonin’ e politikës së jashtme, reagon Spiropali: Përgjegjësi e re…bashkë drejt së ardhmes europiane!
edi rama-elisa spiropali TIRANË- Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste e emëroi ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shpreh mirënjohjen për besimin e kryeministrit, teksa thotë se detyra e re është një përgjegjësi e madhe për të pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali thekson se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë do të jenë prioritet i punës së saj, ndërsa integrimi i Shqipërisë në BE brenda 2030 sipas saj, është një mision historik. “Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë...