Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Iu besua detyra e ministrit të Drejtësisë, Lamallari: Vlerësim për gjithë punën që kam bërë
Besfort Lamallari do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar Rama 4. Lamallari ka mbajtur më parë edhe detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, si dhe pozicione të tjera. Në përfundim të Asamblesë së PS ku u prezantua qeveria e re, detyrat dhe objektivat, Besfort Lamallari tha se është vlerësim për të gjithë punën që ka bërë. “Komenti im është falenderues për besimin dhe për vlerësimin e gjithë punës që kam bërë deri më tani me shumë përkushtim dhe integritet në detyrat që më janë caktuar”, tha shkurtimisht Besfort Lamallari. Ky i fundit, në detyrën e re, do të marrë stafetën nga Ulsi Manja.