Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do të vijojmë bashkëpunimin”/ Ambasadori Vos, reagim për Kreun e SPAK: Altin Dumani ka bërë një punë të lavdërueshme
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos gjatë një vizite në qytetin e Korçës iu përgjigj interesit të gazetarëve për zhvillimet e fundit në vendin tonë. Ambasadori Vos u pyet edhe për zgjedhjet që pritet të mbahen në SPAK. Vos tha se kreu i kësaj strukture Altin Dumani ka bërë një punë të lavdërueshme dhe se bashkëpunimi bilateral do të vijojë. “Ju keni qenë dëshmitarë që Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash shumë të rëndësishme në fushën e shtetit të së drejtës duke nisur nga vetingu, ndërtimi i institucioneve të reja mes tyre edhe SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Deri tani ne kemi parë një punë të lavdërueshme nga ana e zotit Dumani. Unë kam besimin e plotë që edhe drejtuesit që do të zgjidhen...