Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët Bislimi e Petkoviç takim në Bruksel
foto nga takimi i kryenegociatorëve BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria në detyrë e Kosovës. “Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, tha për Radion Evropa e Lirë, Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Bislimit. Serbia, ndërkaq, raportohet se në Bruksel ka dërguar kryenegociatorin e saj, Petar Petkoviç. Bislimi dhe Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, po zhvillojnë takim të përbashkët, pasi paraprakisht kryenegociatorët kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, raportoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug. LDK kundërshton pjesëmarrjen e Bislimit në dialog Lidhja Demokratike e Kosovës – parti që në zgjedhjet e shkurtit doli e...