Spiunazhi, po cënon sigurinë kombëtare të Kosovës

Spiunazhi, po cënon sigurinë kombëtare të Kosovës

Çdo lloj i spiunazhit kundrejt Kosovës është i rrezikshëm dhe cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare. Kështu po vlerësojnë njohës të sigurisë në vend. Sipas tyre edhe komunikimi me njerëz të afërt me persona që janë shpallur terroristë nga Kosova paraqesin rrezik për vendin. Ndërsa, sot gjatë ditës KosovaPress ka raportuar se vjehrri i terroristit Milan Radojiçiq, Seat Rexhepagiq ka pasur raporte të afërta më të dyshuarën për spiunazh Jelena Gjukanoviq Lidhur me këtë njohësi i sigurisë, Arben Dashevci thotë se çdo person që bashkëpunon me persona që janë shpallur terrorist nga Qeveria e Kosovë rrezikon sigurinë nacionale të vendit. Eksperti i sigurisë Burim Ramadani thotë se inteligjenca e Serbisë në luftën armiqësore kundër Kosovë në aspektin e spiunazhit vazhdimisht po përdorë komunitetin serb në Kosovë. Ramadani...