Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elisa Spiropali: Nder për mua të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme
Elisa Spiropali shkruan: “Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan Spiropali.