Manastirliu u shpall kandidate për Bashkinë e Tiranës/ Reagon Ristani: Mirënjohje dhe falenderim

Manastirliu u shpall kandidate për Bashkinë e Tiranës/ Reagon Ristani: Mirënjohje dhe falenderim

Kryetarja e Komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama shpalli sot Ogerta Manastirliun kandidate për kreun e Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet një deklarate, Ristani thotë se detyra e saj si Kryetare e Deleguar erdhi në periudhën më të vështirë dhe më të pazakontë për Bashkinë e Tiranës dhe për qytetin. “Në thellësinë e ndërgjegjes sime, kam bërë gjithçka që kam mundur, duke e ndier këtë përgjegjësi si një detyrim moral dhe qytetar: me vendosmërinë për të mos çbërë asnjë milimetër nga progresi i arritur gjatë këtyre dhjetë viteve”, shprehet Ristani, teksa falënderon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajsh. “Transformimi i madh që Tirana ka përjetuar është fryt i vizionit dhe i punës së përbashkët...