Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Giorgio Armani ka lënë 2 testamente, hapen zarfet sekrete/ Kujt do t’i kalojë pasuria
Giorgio Armani, që u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, ka lënë pas vetes dy testamente të hartuar me dorë, të mbyllur në zarfa të vulosur. I pari mban datën 15 mars dhe i dyti datën 5 prill të këtij viti. Dokumentet janë hapur dhe janë bërë publike më 9 shtator nga noterja Elena Terrenghi, sipas të dhënave të arkivit noterial të Milanos. Përmbajtja e tyre për momentin nuk është bërë publike. Armani, i njohur për përpikërinë dhe përkushtimin ndaj çdo detaji, e kishte planifikuar me kujdes të jashtëzakonshëm procesin e trashëgimisë. Midis marsit dhe prillit ai kishte dorëzuar dy testamente, përmbajtja e të cilave ishte e njohur vetëm prej tij deri para pak ditësh. Synimi i tij ishte që të siguronte një të ardhme...