Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea merr 74 akuza direkte, epoka Abramovich me dilema?
11 Shtator 2025 17:42 Telesport Chelsea ka zyrtarisht 74 akuza nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA). Këto akuza të drejtpërdrejta kanë të bëjnë me shkelje të rregullave të kryera gjatë periudhës 2010-2016, kur klubi ishte në pronësi të bilionerit Roman Abramovich. Kjo situatë problematike për klubin anglez vë në dyshim sukseset më të mëdha të skuadrës, me 5 tituj kampionë, 2 Liga të Kampionëve, 2 Liga të Evropës, 5 Kupa FA dhe 3 Carabao Cup. Agjentët e futbollit kanë shkelur disa rregulla gjatë merkatos, ndërkohë që përmenden edhe akuza për përfshirjen e palëve të treta në investime për lojtarë, veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të pandershme në financat e klubit.