Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gazetarët 5 muaj pa marrë rrogat, Eni Vasili: Nuk e kam fajin unë, RTSH është në situatë katastrofike. Rrezikojmë..
Drejtoresha e re e RTSH-së, Eni Vasili, pranon për BIRN se kompania po përballet me një situatë të rëndë financiare – pasi disa kontribuues zbuluan se nuk janë paguar prej muajsh. Nga Fjori Sinoruka Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”. “Falenderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk...