Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Merr timonin” e politikës së jashtme, Elisa Spiropali: Bashkë drejt së ardhmes evropiane!
Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i besuar drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në një postim në Facebook, ajo e cilëson këtë detyrë si nder dhe përgjegjësi të madhe, pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë. “Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan Spiropali. Spiropali thekson se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë do të jenë prioritet i punës së saj, duke e konsideruar integrimin europian si detyrë jetësore...