“Tërmeti” në kabinet, ja cilët janë 8 ministrat që u shkarkuan nga Rama për qeverinë e re

“Tërmeti” në kabinet, ja cilët janë 8 ministrat që u shkarkuan nga Rama për qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në qeverinë e tij të katërt, ndërsa largoi plot 8 ministra. Shefi i qeverisë propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, e cila deri më tani mbante rolin e ministres së Arsimit. Igli Hasani do të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, megjithatë do të vijojë të drejtojë një komision në parlament për çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe punët e jashtme. Ulsi Manja gjithashtu nuk do të jetë më ministër i Drejtësisë. Ai u zëvendësua nga Besfort Lamallari. Megjithatë Rama tha se atij do t’i besohet Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Edhe Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, por do të vijojë...