Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Berisha rikonfirmon Bardhin si kryetar të Grupit, Këlliçi dhe Alizoti nënkryetarë! Alimehmeti në garë për Bashkinë e Tiranës?
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar emrat e drejtuesve të Grupit Parlamentar të PD-s. Në një konferencë për mediat, Berisha ka rikonfirmuar kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhin. Nënkryetar vendosi që të jetë Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Elda Hoti do të jetë sekretare e Grupit Parlamentar, ndërsa zëdhënëse do të jetë Ledina Aliolli. Ndërkohë, deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të mbajë postin e Nënkryetarit të Kuvendit. "Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë. Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe...