Avokati Besart Logu, arrest shtëpie/ Gjykata e Posaçme merr vendimin, SPAK ngre akuza (VENDIMI)

Avokati Besart Logu, arrest shtëpie/ Gjykata e Posaçme merr vendimin, SPAK ngre akuza (VENDIMI)

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën “arrest shtëpie” avokatin Besart Logu, i akuzuar se ka marrë 8 mijë euro nga një klient i tij për ta liruar me qëllim që t’ia jepte gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes sipas dyshimeve. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar masën e arrestit shtëpiak dhe ditën e sotme GJKKO, në seancë vlerësimi, e pranoi kërkesën. Masa u dha nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Akuza ndaj Logut ëshë “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë avokati i ka mohuar akuzat e ngritura publikisht, si të pabazuara në prova. Vendimi i Gjykatës së Posaçme: “Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të...