Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak shkarkimin e Erion Veliajt me qëllim që ti hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Ristani shkruan se ishte kënaqësi t’i shërbente Tiranës, ndërsa suksese në rrugëtimin e ri i uron Ogerta Manastirliut, e cila do të jetë kandidatja e PS. “Tirana është sfida dhe dashuria më e madhe e jetës sime profesionale. Për më shumë se dhjetë vite kam pasur nderin të shërbej për këtë qytet, duke dhënë më të mirën, e bindur se Tirana meriton më të mirën. Detyra ime si Kryetare e Deleguar ka ardhur në periudhën më të vështirë dhe më të pazakontë për Bashkinë e Tiranës dhe për qytetin. Në...