“Gara në kryeqytet është mes Manastirliut dhe Alimehmetit”, Nikoll Lesi zbulon në ‘Shqipëria Live’: Tirana, një “Waterloo” për PD-në

“Gara në kryeqytet është mes Manastirliut dhe Alimehmetit”, Nikoll Lesi zbulon në ‘Shqipëria Live’: Tirana, një “Waterloo” për PD-në

Në Asamblenë e PS-së, Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e për të zëvendësuar Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës. Ish-deputeti dhe gazetari, Nikoll Lesi, ka zbuluar për “Shqipëria Live” se kandidati i PD-së sa i përket zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, mund të jetë Ilir Alimehmeti. Lesi shprehet se beteja për Tiranën është si një “Waterloo” për Alimhemetin dhe PD-në, duke e cilësuar të vështirë që të fitohet nga demokratët. “E veçanta e kësaj Asambleje ishin zgjedhjet e reja në Tiranë dhe ndryshimet në Kushtetutë. Rama hodhi idenë e parë që nga 140 deputetë, të jenë 101. Të bësh ndryshime në Kushtetutë duhen 94 deputetë, Rama ka 83, ja të shtojmë dhe 3 të PSD, 86. Është një sfidë e madhe,...