‘Lubi Tuneli, Korba e Covid-it’, Berisha: Rama po sakrifikon Veliajn për të mbuluar dështimin e kabinetit më të korruptuar në histori

‘Lubi Tuneli, Korba e Covid-it’, Berisha: Rama po sakrifikon Veliajn për të mbuluar dështimin e kabinetit më të korruptuar në histori

Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se qëllimi i Edi Ramës për të shpallur kandidaturën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës është një përpjekje e pastër për të spostuar vëmendjen publike nga skandali i kabinetit të ri qeveritar, që ai e cilësoi si më të dobëtin dhe më të korruptuarin në historinë e vendit. Berisha theksoi se PD ka kandidatura të denja për Tiranën dhe se qytetarët nuk do të mashtrohen nga lojërat e Ramës me “kokën” e Veliajt. Sipas tij, tentativa për të mbuluar aferat dhe bashkëpunimet e qeverisë me kartelet e drogës përmes lëvizjeve elektorale nuk do të funksionojë. Duke përmendur emra konkretë si Ilir Alimehmeti, Berisha nënvizoi se opozita ka alternativa reale dhe personalitete...