“Berisha gaboi rëndë”/ Deputeti Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD:Detyrën e ka..

“Berisha gaboi rëndë”/ Deputeti Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD:Detyrën e ka..

Bujar Leskaj gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ishte i vetmi që votoi kundër Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së PD-së, Leskaj tha se kryedemokrati Sali Berisha ka gabuar me këtë zgjedhje. Ai shtoi se kjo votë kundër nuk është ndarje me PD-në, ndërsa tha se më shumë arsye do të ndajë më vonë për publikun. “Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj.