Kërkon lirimin nga burgu/ Erion Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë

Kërkon lirimin nga burgu/ Erion Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjithashtu, një ditë pasi dosja penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u referua në gjykatë, është hedhur shorti për gjyqtaren që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake. Etleva Deda është përzgjedhur për të vendosur nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë përfshirë individë dhe subjekte juridike do të kalojë për gjykim. Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.