Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PS gati ‘motorët’! Një ministër ROBOT dhe figura të reja, kush janë emrat e ekipit ‘Rama 4’
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka gati ekipin që do qeverisë vendin për tre vitet e ardhshme. Teksa disa prej ministrave nuk do të jenë pjesë e kabinetit të ri, emra të panjohur për politikën dhe figura të reja do të marrin 'frenat' e disa prej Ministrive më të rëndësishme në vend. Qeveria 'Rama 4' nuk ka ardhur pa surpriza, ku për herë të parë një ministre virtuale me Inteligjencën Artificiale, Diella, deri dje asistentja virtuale në e-Albania do të drejtojë Prokurimet Publike. Ministria e Shëndetësisë i është besuar një emri të panjohur për politikën. Evis Sala do të mbajë postin e ministres. Ajo drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në Institucionet e Arsimit të Lartë, ku kontribuon me përvojën e...