“Berisha gaboi rëndë”/ Pakënaqësi në PD, Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar

“Berisha gaboi rëndë”/ Pakënaqësi në PD, Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit. “Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj. I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj: Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”. Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit.