Berisha zbulon prapaskenën nga Asambleja e PS: Rama i propozoi Pacollit postin e zv.Kryeministrit

Berisha zbulon prapaskenën nga Asambleja e PS: Rama i propozoi Pacollit postin e zv.Kryeministrit

Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për Qeverinë e re, e cila u prezantua nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, tha se në kabinet  u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë. Berisha evidentoi se në Qeverinë e tij të mandatit të katërt, Edi Rama nuk ka propozuar asnjë ministër nga Veriu, ndërsa zbuloi edhe një prapaskenë. “Mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! i propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë z.Pacolli, i ka propozuar z.Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën. Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të...