Alarmi për dronët rusë, mblidhet Këshilli i Sigurimit. Polonia kufizon fluturimet në lindje

Alarmi për dronët rusë, mblidhet Këshilli i Sigurimit. Polonia kufizon fluturimet në lindje

Polonia u bë të mërkurën shteti i parë i NATO-s që shënjestroi drejtpërdrejt dronë rusë, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, në shkurt të 2022-shit. Varshava, e cila e quajti këtë një akt provokues të paprecedentë, ka kërkuar mbajtjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë të enjte. Siç tha ministri i Jashtëm Radosław Sikorski, Këshilli i Sigurimit do të mblidhej për të tërhequr vëmendjen e gjithë botës te ajo që ai e quajti “sulmi i qëllimshëm i dronëve rusë”. Varshava dhe aleatët reaguan të alarmuar, me kryeministrin Donald Tusk që paralajmëroi se ishin më pranë një konflikti të armatosur se çdo herë tjetër që prej Luftës së Dytë Botërore, shkruan A2 CNN. Të enjten, Tusk vizitoi pilotët në bazën ushtarake...