Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Bujar Leskaj kundër Berishës: Gaboi rëndë me zgjedhjen e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar
Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit. “Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj. I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.