Berisha rikonfirmon Bardhin në krye të Grupit Parlamentar të PD-së, Këlliçi dhe Alizoti nënkryetarë

Berisha rikonfirmon Bardhin në krye të Grupit Parlamentar të PD-së, Këlliçi dhe Alizoti nënkryetarë

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ndodhen në një moment të rëndësishëm, atë të konstituimit të grupit parlamentar dhe përcaktimit të programit dhe strategjisë në jetën parlamentare. Ai rikonfirmoi në detyrë Gazment Bardhin, kreun e Grupit Parlamentar. Ndërsa nënkryetarë të Grupit të PD do të jenë Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Sekretare e Grupit Parlamentar, Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse e Grupit te PD, Ledina Aliolli. Ndërkohë, Berisha propozoi sërish nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkajn. Gjithashtu Berisha sqaroi vendimin e kryesisë për të hyrë në Parlament. Berisha: Duhet të jemi fare i hapur me demokratët dhe demokratet, se vendimi i kryesisë për të hyrë në parlament, nuk është një vendim i lavdishëm dhe...