Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prezantohet qeveria e re, Belinda Balluku konfirmohet si numri dy i Edi Ramës. Ndryshime te Punët e Brendshme dhe Diplomacia. Ja të gjitha lëvizjet
Në një fjalim që zgjati mbi dy orë, kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Në krahun e tij të djathtë do të vijojë të jetë Belinda Balluku e cila përveçse zv.kryeministre do të vijojë të drejtojë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por teksa ka konfirmuar Ballukun, Rama ka bërë ndryshime në dy dikastere të tjera shumë të rëndësishme, te Punët e Brendshme dhe Punët e Jashtme. Kështu Ervin Hoxha do të shkarkohet nga detyra për t’i lënë vendin Albana Koçiut, ministrja aktuale e Shëndetësisë, që do të jetë e para drejtuese femër në historinë e Ministrisë së Brendshme. Ndërsa në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani do...