“Asnjë ministër verior në qeverinë e Ramës”/ Berisha kritikon qeverinë e re socialiste: Asnjë pushtues apo diktator nuk ka mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut të vendit

“Asnjë ministër verior në qeverinë e Ramës”/ Berisha kritikon qeverinë e re socialiste: Asnjë pushtues apo diktator nuk ka mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut të vendit

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka komentuar kabinetin e ri qeveritar, të cilën e zbuloi gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, Rama nuk emëroi asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë, zonë që është lënë ‘pas dore’, tha ai. “Natyrisht, mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! I propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë Pacolli, i ka propozuar Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën. Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti...