Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Terr-i i ri që çudit botën quhet Diella
Nga Alba Kepi Diella, Ministria e IA-së pa Përgjegjësi Politike. Një ministër pa trup, pa zë, pa përgjegjësi reale Në një vend ku problemi kryesor politik është mungesa e përgjegjshmërisë, ideja për të krijuar një ministër virtual Diellën që “nuk ka përgjegjësi politike”është një maskaradë e re. Si mund të presësh nga një inteligjencë artificiale që të marrë përgjegjësi në vend të njerëzve që paguhen për këtë? Në thelb, kjo ministri nuk bën gjë tjetër veçse i transferon përgjegjësitë nga zyrtarët politikë tek një algoritëm . Kush do të marrë përgjegjësi kur diçka shkon keq? Algoritmi? Një sistem që s’ka fytyrë dhe s’mund të dënohet? Teknologjia mund të jetë e fuqishme, por nuk është asnjëherë e paprekshme nga manipulimet njerëzore. Kush garanton se Diella nuk do...