Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë në kabinetin e ri, Berisha: Evis Sala u soll nga Soros
Kryedemokrati Sali Berisha tha se Evis Sala, e përzgjedhura e kryeministrit Edi Rama për ministre të Shëndetësisë në mandatin e katërt, është e imponuar te kryesocialisti nga George Soros. “Tani na solli nga Sorosi dhe një ministre. Po, na pruri një ministre, ajo e Shëndetësisë. U emërua ministre Shëndetësie. Pra dhe desorifikimi i vendit do të jetë një nga objektivat e vështira, por shumë madhor të grupit tonë parlamentar në betejën tonë”,- tha Berisha.