Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Kumbaro, vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal
Në mbledhjen me grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, që u transmetua drejtpërdrejt, Sali Berisha komentoi edhe kabinetin e ri qeveritar të shpallur sot nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve. “Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli. Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës. Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura. Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here. Niko Peleshi, është...