“Berisha gaboi rëndë”, Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë”, Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit. “Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj për mediat. I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”. Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit.