“Do t’i jap hapësirë kujtdo”/ Peleshi flet si kryeparlamentari i ri: Opozita duhet të jetë e kënaqur me ndarjet komisioneve

“Do t’i jap hapësirë kujtdo”/ Peleshi flet si kryeparlamentari i ri: Opozita duhet të jetë e kënaqur me ndarjet komisioneve

Në përfundim të Asamblesë së PS, Niko Peleshi ka folur si kryetari i ri i Kuvendit, pasi u propozua nga Kryeministri Edi Rama për këtë funksion. Duke folur për gazetarët, Peleshi tha se do t’i japë kujtdo hapësirën e vetë, ndërsa theksoi se puna e parlamentit duhet t’i përgjigjet ritmit të qeverisë. “Opozita, mazhoranca, çdo deputet, do të mundohem të ketë hapësirën e vetë. Folëm për modernizim, teknologjia, do mundohem të bëj më të mirën time për të patur sa më shumë ndihmën e teknologjisë. Qeveria Shqiptare është një nga qeveritë më avangard në drejtim të përqafimit të teknologjive të reja inteligjencës artificiale, por dhe kuvendi. Sfida kryesore për mendimin tim është të ruajmë balancat, të kalojmë në një vetëdije të re, në vetëdijen që...