Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mjekja nga Italia rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë
Profesoresha e radiologjisë, Evis Sala, është ministrja e re e Shëndetësisë. Sala do të kthehet nga Italia në Shqipëri, ku me njohuritë dhe eksperiencën e saj, do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Albana Koçiun. Evis Sala drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në institucionet e arsimit të lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit. Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së...