Rama: Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Evis Salaj

Rama: Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Evis Salaj

Edi Rama, kryeminister TIRANE- Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga profesoresha Evis Salaj. Rama e prezantoi si një shembull suksesi, me një eksperiencë dhe CV mbresëlënëse në punët e saj në botë. Ajo është një mjeke radiologe e cila ka kryer studimet në Shqipërëi fillimisht dhe më pas ka punuar në qendrat dhe spitalet më prestigjioze të botës.  "Shëndetësinë do ta drejtojë një ish-studente. Ajo ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese e qendrave spitalore në botë. CV është një dokument më i gjatë se fjalimi im sot ku flitet për një sërë kërkimesh dhe punësh shkencore. Profesore Evis Salaj, do të lejë Romën dhe do të vijë këtu"-tha Rama. /ZËRI