Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rama: Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Spiropali, duhet profil politik dhe aftësi për të mos i pushuar goja!
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Diplomacia shqiptare do të drejtohet nga Elisa Spiropali. Ish-kryetarja e Parlamentit është zgjedhur sot prej kryeministrit Edi Rama si emri i ri që do të drejtojë shërbimin tonë të jashtëm. Rama tha se në fazën e re ku jemi, duhet të jetë një profil politik por edhe "aftësi për të mos i pushuar goja". Elisa Spiropali "Ministria e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër, ndryshe nga ora e Shqipërisë, ndërkohë që shërbimi i Jashtëm ku fatmirësisht kemi disa ambasadorë të nivelit evropian, është një trup që ecën me xhiro të ngadalësuara dhe me të drejtë nuk jep dot atë që pritet prej tij. Sidomos në planin ekonomik, rezultatet janë shkurajuese. Më e rëndësishmja është që në këtë fazë të re,...