Niko Peleshi kryetar Kuvendi, Klodiana Spahiu nënkryetare, Rama i ribeson drejtimin e grupit parlamentar Taulant Ballës

Niko Peleshi kryetar Kuvendi, Klodiana Spahiu nënkryetare, Rama i ribeson drejtimin e grupit parlamentar Taulant Ballës

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka propozuar  Niko Peleshin për kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten, post të cilin deri më tani e ka mbajtur Elisa Spiropali. Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun e propozoi për nënkryetare të parlamentit, ndërsa  i ribesoi Taulant Ballës drejtimin e Grupit Parlamentar të PS-së. Rama: Niko Peleshi kryetar Kuvendi. Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar, për shembullin që e ka karakteriazuar katër legjislatura Klodiana Spahiu, deputetja e Durrësit, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri. Drejtimi i Grupit Parlamentar…Besoj se ka shumë pak për tu menduar, për eksperiencën e gjatë si deputet, për njohjen e detyrës më mirë se kushdo, Taulant Balla është deputeti i duhur./vizionplus.tv