Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ristrukturimi në Kuvend, shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarë në katër komisione
Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita. Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit. Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës. Komisionet e reja të përhershme parlamentare Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton...