Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rama ‘flak’ Spiropalin nga drejtimi i Kuvendit, emëron Niko Peleshin
Edi Rama largon Elisa Spiropalin nga drejtimi i Kuvendit. Në vend të saj, Rama emëroi sot Niko Peleshin. “Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”. Kështu njoftoi Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. "Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri", shtoi Rama.