Rama: U hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, propozoj Ogerta Manastirliun

Rama: U hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, propozoj Ogerta Manastirliun

Nga Asambleja Socialiste kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste iu hapi rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.Rama tha se sot duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kreytar të ri bashkie në Tiranë, pasi Tirana s’mund të jetë më një trup pa kokë. Përfaqësuesit e këshillit bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, shtoi ai.Kreu i qeverisë propozoi si kandidate ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.“Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Kjo që kemi është ende...