Komisionet e Kuvendit, Rama tregon si ndahen mes PS dhe PD

Komisionet e Kuvendit, Rama tregon si ndahen mes PS dhe PD

Në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paraqiti disa propozime të reja për strukturimin e punës parlamentare në legjislaturën e re. Rama njoftoi krijimin e tre komisioneve të reja, për të adresuar sfida përparimtare dhe integruese për vendin. Kryeministri ka propozuar mes të tjerash krijimin e: -Komisionit për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin -Komisionit për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë -Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik Ai sugjeroi që drejtimi i këtyre tre komisioneve t’i besohet opozitës. ”Këto komisione do të fokusohen në përmirësimin e këtyre aspekteve thelbësore për zhvillimin e vendit, por edhe në funksion të objektivit tonë strategjik për integrimin në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane”,-u shpreh Rama. Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik...