Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione

Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione

Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita. Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit. Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës. Komisionet e reja të përhershme parlamentare Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton...