Euro Basket/ Gjermania prek gjysmëfinalen, eleminohet Sllovenia e Luka Donçiç

Euro Basket/ Gjermania prek gjysmëfinalen, eleminohet Sllovenia e Luka Donçiç

Gjermania siguroi biletën e fundit për në gjysmëfinalet e EuroBasket 2025 me një fitore emocionuese 99–91 ndaj Sllovenisë në Riga. Franz Wagner udhëhoqi ekipin me 23 pikë, 7 rebound dhe 4 asistime, ndërsa Dennis Schroeder kontribuoi me 20 pikë dhe 7 asistime në një paraqitje të balancuar. Sllovenia e nisi fuqishëm falë shkëlqimit të Luka Doncic, i cili realizoi 10 pikë në çerekun e parë duke i dhënë ekipit të tij epërsinë 32–21. Megjithatë, Gjermania u rikuperua, duke e ngushtuar diferencën në 51–45 në fund të pjesës së parë dhe qëndroi pranë në rezultat edhe në çerekun e tretë. Një seri pikësh e udhëhequr nga Klemen Prepelic  riktheu epërsinë e Sllovenisë në 73–64, por Wagner e afroi sërish Gjermaninë në 74–70. Doncic, i cili e...