Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E drejta politike dhe baza ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt
Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste hodhi idenë për një emër të ri në krye të Bashkisë së Tiranës, duke sugjeruar shkarkimin e Erion Veliajt. Politika ka gjithmonë të drejtën e saj për të kërkuar ndryshime, për të artikuluar qëndrime dhe për të shprehur mosbesim ndaj një figure të caktuar, por e drejta politike është një gjë, ndërsa baza ligjore është diçka krejt tjetër. Dhe kur bëhet fjalë për largimin e një kryetari bashkie të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, ligji është shumë i qartë dhe i kufizuar. Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 115 pika 1, përcakton: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje...