Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit! Rama: Spahiu n/kryetare, Balla do të drejtojë Grupin Parlamentar

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit! Rama: Spahiu n/kryetare, Balla do të drejtojë Grupin Parlamentar

Niko Peleshi do te jete kryetari i ri i Kuvendit. Ndersa Klodian Spahiu, nenkryetare. Lajmi u dha nga Edi Rama sot ne mbledhjen e Asamblese se PS. Ai shtoi se drejtimin e Grupit Parlamentar do ta marre Taulant Balla. “Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, tha Rama.