Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E djathta ekstreme në SHBA bën thirrje për hakmarrje pas ekzekutimit të Charlie Kirk: E majta na ka hapur luftë/ Musk: Janë partia e vrasësve
Pas tronditjes për vrasjen e aktivistit dhe influencuesit konservator Charlie Kirk, Presidenti amerikan Donald Trump doli me një mesazh të ashpër nga Zyra Ovale, duke akuzuar hapur “të majtën radikale” dhe mediat si nxitës të klimës që çoi në këtë ngjarje tragjike. “Për vite, e majta radikale ka krahasuar amerikanë të mrekullueshëm si Charlie me nazistët dhe me vrasësit më të mëdhenj masivë. Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që shohim sot në vend,” deklaroi Trump në një fjalim të publikuar në rrjetin e tij Truth Social. Të djathtët ndezin rrjetet sociale Mesazhi i Trump u amplifikua menjëherë nga influencues, republikanë dhe figura të djathta ekstreme, të cilët ia faturuan fajin së majtës dhe paralajmëruan hakmarrje. Alex Jones, teoricien konspirativ, shpalli: “Kjo është...