Arrestohet në Sarandë 50-vjeçari i dënuar me 18 vite burg në Itali, tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar

Arrestohet në Sarandë 50-vjeçari i dënuar me 18 vite burg në Itali, tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar

Policia Kufitare në Portin e Sarandës ka arrestuar një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge. Në pranga ra Ermal Kostare, alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u paraqit në sportelin e daljes së Shqipërisë me një pasaportë britanike me gjeneralitete të tjera, duke tentuar të shmangte identifikimin. Punonjësit e Policisë Kufitare dyshuan mbi dokumentin dhe e kaluan për kontroll në vijën e dytë. Pas verifikimeve të detajuara dhe krahasimit të gjurmëve të gishtave me të dhënat e Interpol Tiranës, rezultoi se bëhej fjalë për personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kostare ishte dënuar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata...