Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjykata cakton arrest me burg për autorin e dyshuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Shkodër. Mësohet se në seancë, Gila nuk ka bërë asnjë reagim para trupit gjykues. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila u miratua nga gjyqtari. Top Channel