Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Drejtësia e re drejt shfaq hera herës shenja të sëmundjeve të trashëguara”/ Rama: Nuk bëhemi avokatë të askujt, kur prokurorët apo superprokurori i SPAK dalin nga roli i garantit të barazisë të ligjit…
Edi Rama: Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi pavarësisht faktit se përtej arritjeve të padiskutueshme, drejtësia e re drejt shfaq hera herës shenja sëmundjeve të vjetra, që godasin rrugët e frymëmarrjes të lirë dhe dëmtojnë shëndetin e organizmit demokratik të vendit. Pushteti i drejtësisë mban ende prokurorë e gjykatës dritëshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Kur sheh si individë që paguhen me taksat tona shumë më shumë se mësuesit e mjekët, e përdorin pavarësinë e tyre për të goditur interesat e shtetit dhe të familjeve të një lagjeje të tërë banimi, të zë lemeria nga rishfaqja e drejtësisë së vjetër. Nuk bën përjashtim as SPAK, krenaria e vetme sot...