Urdhri 14157 i Trump për kartelet e drogës, fillon reprezalja në Shqipëri, SHBA paralajmërojnë fundin e bandave në…

Urdhri 14157 i Trump për kartelet e drogës, fillon reprezalja në Shqipëri, SHBA paralajmërojnë fundin e bandave në…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ditën e djeshme sinjalin më të qartë se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ekzekutiv 14157 të presidentit Donald Trump, që synon asgjësimin e karteleve ndërkombëtare të drogës dhe rrjeteve të organizuara kriminale që veprojnë në Europë dhe Ballkan. Paralajmërimi i fortë erdhi në dy fronte: nga Tirana, ku ambasada amerikane shpalli një “luftë të pamëshirshme ndaj terroristëve dhe trafikantëve të narkotikëve”, dhe nga Antwerp-i, porta më e madhe e kokainës në Evropë, ku zbarkoi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem. Në Konferencën Rajonale të OSBE-së mbi lidhjen mes trafikimit të drogës dhe krimeve të dhunshme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, znj. Nancy VanHorn, ritheksoi publikisht se lufta kundër trafikut të drogës mbetet një...