Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Numri i kredive të dhëna nga bankat u rrit me 52% për gjysmën e parë të vitit
Sektori bankar bëri pothuajse 106 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këtij viti.Mbështetur në statistikat e pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2025 bankat kryen në sistem gjithsej 105 819 disbursime të kredive për individët dhe bizneset. Numri i kredive të disbursuara është rritur me 52% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Kjo shifër përfaqëson në mënyrë të përafërt numrin e kredive të reja të dhëna nga sektori bankar këtë vit, megjithëse në disa raste mund të bëhet fjalë edhe për disbursimin me transhe të një kredie të vetme të miratuar.Numri i kredive të reja u dominua nga individët, me 53 818 mijë disbursime ose 51% e totalit të kredive të dhëna për gjysmën e parë të...